Musliu për kandidaturën e Bekim Sejdiut: “Është folur gjatë gjithë javës”
Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka komentuar kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ajo nuk përbën një zhvillim të panjohur dhe se është diskutuar gjatë gjithë javës.
“Nuk është diçka e panjohur. Është folur gjatë gjithë javës”, tha Musliu kur u pyet për propozimin e Sejdiut.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë dakorduar që ish-ambasadori Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president. PDK-ja ka vendosur të mbetet në opozitë dhe të mos përfshihet në negociatat për presidentin.