Foto: Nata e tetë e protestave, qytetarët mblidhen sërish në Prishtinë

Nata e tetë e protestave, qytetarët mblidhen sërish në Prishtinë

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e tetë të protestave kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Numër i madh qytetarësh janë mbledhur në shesh, ndërsa protesta po zhvillohet për të dytën javë radhazi. Tubimet janë organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në ditët e fundit, protestat janë mbajtur çdo mbrëmje në kryeqytet. Organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet kundër aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë do të vazhdojnë.