Ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri pas defektit në radar
Trafiku ajror në hapësirën ajrore shqiptare është ndërprerë përkohësisht pas një problematike teknike të raportuar në sistemin e radarëve të Albcontrol, duke pezulluar lëvizjet ajrore në këtë hapësirë.
Defekti ka ndikuar në monitorimin e lëvizjeve të avionëve. Për këtë arsye, trafiku ajror është pezulluar për një periudhë të shkurtër, si masë paraprake për garantimin e sigurisë gjatë funksionimit jo të plotë të sistemit.
Ndërprerja do të zgjasë deri në rikthimin e funksionalitetit të sistemit të radarëve dhe krijimin e kushteve të nevojshme për rifillimin normal të trafikut ajror. Deri atëherë, lëvizjet e avionëve në hapësirën ajrore shqiptare mbeten të pezulluara.