Nëna e Vuçiçit sulmohet fizikisht në ditën e zgjedhjeve në Serbi
Nëna e Aleksandar Vuçiçit, Angelina, u sulmua fizikisht dhe verbalisht pranë tregut Kalenić, në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet.
Partia Progresive Serbe (SNS) njoftoi se një grup të rinjsh e shtyu, i bërtiti dhe ia grisi qeset me ushqime që kishte blerë në treg.
Sipas njoftimit të SNS-së, incidenti ndodhi në afërsi të tregut Kalenić. Angelina Vuçiç është nëna e Aleksandar Vuçiçit, i cili është anëtar i Kryesisë së kësaj partie dhe president i Serbisë.