Nëntë faqe sekrete të SHISH-it gjenden në makinën e Ergys Agasit

SPAK ka zbuluar nëntë faqe me diagrame dhe të dhëna sekrete të Shërbimit Informativ Shtetëror në makinën e biznesmenit Ergys Agasi. Dokumentet u gjetën gjatë kontrolleve të ushtruara në “Equos Resort”.

Kontrollet në këtë resort janë zhvilluar më 22 korrik. Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për dokumente të klasifikuara të SHISH-it, të ruajtura në nëntë faqe në format Word.

Zbulimi i dokumenteve vjen pas arrestimit të drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni. Ndaj saj, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në lidhje me dokumentet, Ergys Agasi ka deklaruar se ato i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK. Detaje të tjera mbi përmbajtjen e faqeve nuk janë bërë publike.