Nesër temperatura arrijnë deri 37°C, Meteo Kosova paralajmëron nxehtësi të rrezikshme
Sipas Meteo Kosova, të enjten priten temperatura deri në 37°C dhe mot kryesisht me diell, me nxehtësi jashtëzakonisht të lartë që mund të rrezikojë aktivitetet në ambientet e jashtme.
Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 34°C deri në 37°C, ndërsa minimet do të jenë rreth 14-18°C. Era do të fryjë me drejtime të ndryshme dhe shpejtësi prej 10 deri në 35 km/h.
Meteo Kosova thekson se nxehtësia ekstreme mund të jetë e rrezikshme për aktivitetet në ajër të hapur dhe kërkon vëmendje nga organizatorët e ngjarjeve dhe qytetarët.