Ngarkohet Emergjenca e QKUK-së, 1,067 pacientë vetëm gjatë vikendit
Emergjenca e QKUK-së u ngarkua këtë fundjavë me 1,067 pacientë, ndërsa vetëm 86 prej tyre vazhduan trajtimin në klinikat e QKUK-së, sipas raportimit të ditës.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha se numri i pacientëve është jashtëzakonisht i lartë krahasuar me vitet e mëparshme dhe se për dy-tre muajt e fundit janë kaluar normat e zakonshme të punës në këtë sektor.
Sipas drejtuesve të Emergjencës, fluksi i madh lidhet me mungesën e Shërbimit Spitalor të Prishtinës dhe me shfrytëzimin e pamjaftueshëm të kujdesit parësor dhe spitaleve rajonale; për përballimin e ngarkesës, deri tani janë angazhuar me pagesë 12 specialistë të emergjencës për kujdestari.