Foto: Ngërçi politik paralizon Kosovën, rrezikohen investimet dhe projektet e mëdha

Ngërçi politik paralizon Kosovën, rrezikohen investimet dhe projektet e mëdha

Ngërçi politik paralizon punën e institucioneve dhe po vë në rrezik investimet e huaja, fondet ndërkombëtare dhe projektet e mëdha, vlerësojnë ekonomistë dhe analistë politikë.

Paqëndrueshmëria institucionale po dëmton imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare dhe po ul besueshmërinë ndaj partnerëve financiarë dhe investitorëve, thonë ekspertët.

Analisti politik Artan Muhaxhiri thekson se Kosova është shndërruar në një shtet joserioz dhe paralajmëron se vazhdimi i paqëndrueshmërisë politike mund të ndikojë në uljen e angazhimit të bashkësisë ndërkombëtare.

Si pasojë, ekonomistët paralajmërojnë se angazhimet e reja mund të shtyhen dhe donatorët mund t’i rishikojnë planet e investimit, ndërsa projektet e mëdha përballen me pasiguri financiare.

Analistët vlerësojnë se rikthimi i stabilitetit institucional është i nevojshëm për të ruajtur besueshmërinë dhe për të shmangur humbjet financiare afatgjata.