Foto: Nis rrënimi i objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut

Nis rrënimi i objekteve pa leje në Rezallë të Zubin-Potokut

Në orët e para të mëngjesit ka nisur një aksion në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku po rrënohen disa objekte të ndërtuara pa leje. Zhvillimin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Elshani ka thënë se njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës po asistojnë në aksionin e inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa priten detaje të tjera për objektet që po rrënohen dhe arsyetimin e vendimit për rrënimin e tyre.