Seanca për barrikadat në veri nis në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore për rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.
Në këtë çështje janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.
Sipas aktakuzës, dyshohet se të pandehurit kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera. Në muajin korrik kishte dështuar të mbahej seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tyre.