Foto: Një muaj paraburgim për 40-vjeçarin e dyshuar për sulm ndaj gjyqtares në Viti

Një muaj paraburgim për 40-vjeçarin e dyshuar për sulm ndaj gjyqtares në Viti

Një muaj paraburgim i është caktuar Herion Ymerit, i dyshuar për sulm fizik ndaj gjyqtares Qëndresa Sejdiu gjatë një veprimi zyrtar në terren, në fshatin Sadovinë e Jerlive të Vitisë.

Sipas përshkrimit të rastit, i dyshuari dyshohet se e kapi gjyqtaren për krahu dhe e shtyu disa herë, derisa ajo po zhvillonte procedurën zyrtare në terren.

Gjykata e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit. Incidenti ka ndodhur më 4 nëntor, gjatë shqyrtimit të një kontesti pronësor.

Sipas të dhënave të rastit, kontesti pronësor dyshohet se eskaloi në sulm ndaj gjyqtares, e cila po ndërmerrte veprime procedurale lidhur me çështjen.