Foto: Operacion i gjerë në veri për krime lufte, rreth 10 të dyshuar në shënjestër

Operacion i gjerë në veri për krime lufte, rreth 10 të dyshuar në shënjestër

Një operacion i gjerë për hetimin e krimeve të luftës ka nisur në orët e hershme të mëngjesit në veri të Kosovës. Në shënjestër të aksionit janë rreth 10 persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e civilëve gjatë luftës.

Aksioni po zhvillohet në disa lokacione dhe përfshin bastisje, ndërsa operacioni po udhëhiqet nga njësia për hetimin e krimeve të luftës. Në të janë angazhuar edhe njësi të tjera të specializuara.

Sipas të dhënave të bëra publike për aksionin, në operacion janë përfshirë edhe kapacitete shtesë të sigurisë. Hetimi lidhet me dyshimet për krime lufte dhe vrasjen e civilëve, ndërsa zhvillimet në terren pritet të përcaktojnë hapat e mëtejshëm të rastit.