Foto: Opozita shqyrton dërgimin e bllokadës institucionale në Kushtetuese

Opozita shqyrton dërgimin e bllokadës institucionale në Kushtetuese

Partitë opozitare në Kosovë po shqyrtojnë mundësinë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar konstituimin e institucioneve, varësisht nga zhvillimet në ditët në vijim.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se po shqyrtohen të gjitha veprimet që mund të jenë në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo bëri të ditur se opozita do ta njoftojë me kohë momentin kur do t’i drejtohet gjykatës.

Hapi i mundshëm në Kushtetuese vjen në kuadër të bllokadës institucionale dhe lidhet me kontestimin e mënyrës së konstituimit të institucioneve. Për momentin, partitë opozitare po e vlerësojnë mundësinë e adresimit, ndërsa vendimi pritet të varet nga zhvillimet e ardhshme.