Foto: Ora e Pritjes nis numërimin mbrapsht për çlirimtarët në Deçan

Ora e Pritjes nis numërimin mbrapsht për çlirimtarët në Deçan

Në Deçan ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapsht drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Aktiviteti është organizuar në bashkëpunim me Komunën e Deçanit. Në të morën pjesë Eliza Hoxha nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, përfaqësues politikë, aktivistë dhe qytetarë të shumtë.

Pas nisjes së “Orës së Pritjes”, në Deçan u shpalos edhe një baner gjigant me mesazhin: “Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”. Aktivitetet e platformës “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, i cili është paralajmëruar për 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu”.