Pacolli urdhëroi mbylljen e restorantit në Radoniq; vendimi zyrtar të hënën
Fitore Pacolli urdhëroi mbylljen e restorantit “Liqeni i Dukagjinit” pranë Liqenit të Radoniqit; vendimi zyrtar i Ministrisë pritet t’i dorëzohet biznesit të hënën.
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, reagoi lidhur me pretendimet se pronari i restorantit nuk ishte njoftuar për mbylljen e aktivitetit.
Zogiani bëri të ditur se Inspektorati i Ministrisë ka përgatitur procesverbalin për mbylljen e aktivitetit, i cili fillimisht iu dorëzua KRU “Gjakova” si pronare legjitime e pronës; më pas KRU-ja ia përcjellë operatorit të restorantit.
Sipas Zogianit, vendimi zyrtar i Ministrisë pritet t’i dorëzohet biznesit gjatë ditës së hënë, ndërsa çështjet për njoftimin dhe mënyrën e dorëzimit mbeten pika kyçe të diskutimit.