Parashikimi i motit për vikend: kryesisht me diell, deri në 33°C
Parashikimi i motit për vikend, më 15 dhe 16 gusht 2026, tregon se e shtuna do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale priten të luhaten rreth 10-14°C, ndërsa maksimalet do të jenë 28-32°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1-6 m/s.
E diela parashikohet po ashtu kryesisht me diell dhe vetëm me vranësira të vogla në relievet malorë. Temperaturat minimale do të mbeten 10-14°C, kurse maksimalet mund të arrijnë 28-33°C në disa zona. Era do të vazhdojë të jetë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi të ngjashme.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të afrohen deri në 33°C, mund të ndodhë ngarkesë e shtuar termike, veçanërisht për persona të ndjeshëm ndaj nxehtësisë.