Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, i biri kundërshton lidhjen me SHIK-un
Pas 27 vitesh pritje, Idriz Rrecaj nga Llausha e Skënderajt është identifikuar si njëri prej tri viktimave të konfirmuara nga analizat e ADN-së. Mbetjet mortore u gjetën në lokacionet e varrezave masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, në veri të vendit.
Fidaim Rrecaj, djali i tij, ka thënë se familja vazhdimisht ka pritur lajme për fatin e Idrizit. Sipas tij, identifikimi i mbetjeve i ka dhënë rezultat pritjes së gjatë të familjes.
Fidaim Rrecaj e ka kundërshtuar si të padrejtë lidhjen e vrasjes së babait të tij me SHIK-un. Ai ka thënë se, përveç Serbisë, familja nuk ka parë tjetër fajtor për vrasjen e tij.