Foto: Pas 27 vitesh, identifikohet Salih Mëziu nga Marina e Skenderajt

Pas 27 vitesh, identifikohet Salih Mëziu nga Marina e Skenderajt

Pas 27 vitesh pritjeje dhe ankthi, është identifikuar trupi i Salih Mëziut nga fshati Marinë i Skenderajt, një nga 10 pjesëtarët e familjes Mëziu që figuronin të zhdukur. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.

Salih Mëziu, babai i familjes, ishte i zhdukur prej më shumë se 27 vitesh dhe lidhej me të ashtuquajturin “Grupi i Intelektualëve”. Identifikimi i tij i ka dhënë fund pasigurisë së gjatë për fatin e tij.

Përmes një njoftimi të pikëlluar, familjarët kanë shprehur lehtësimin e hidhur që sjell ky lajm, pas dekadash ankthi dhe pritjeje. Megjithatë, familja ende pret përgjigje për nëntë pjesëtarët e tjerë të zhdukur.