Foto: Pas aktgjykimit në Hagë, rikthehet deklarata e Daut Haradinajt për Specialen

Pas aktgjykimit në Hagë, rikthehet deklarata e Daut Haradinajt për Specialen

Pas aktgjykimit të sotëm në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në vëmendje është rikthyer një deklaratë e Daut Haradinajt për Gjykatën Speciale.

Në dhjetor të vitit 2024, Haradinaj kishte kërkuar zhbërjen e kësaj gjykate. Ai kishte deklaruar se Specialja ishte krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe se, sipas tij, pikërisht Kuvendi duhej ta zhbënte atë.

“Gjykata Speciale u kriju në Parlament të Kosovës dhe Parlamenti i Kosovës është organi më i lartë që duhet ta zhbëjë. Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, ne do ta zhbëjmë. U bë boll!”, kishte shkruar Haradinaj. Deklarata e tij po rikthehet në diskutim në një moment kur zhvillimi i fundit në Hagë ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes Gjykatën Speciale.