Pauza përfundon, por seanca konstituive e Kuvendit ende nuk nis
Pauza 30-minutëshe ka përfunduar, por vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ende nuk ka nisur. Pauza ishte kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ndërprerja erdhi pas mungesës së marrëveshjes ndërmjet partive politike parlamentare për mënyrën se si do të votohet për nënkryetarët e Kuvendit.
Partitë parlamentare kanë paraqitur propozimet e tyre për nënkryetarë, por mosmarrëveshja rreth procedurës së votimit ka bërë që seanca të mos rifillojë edhe pas përfundimit të pauzës.