Foto: PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë rishikimin e ligjit për shtetësinë

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë rishikimin e ligjit për shtetësinë

PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar që të rishikohet dhe të ndryshohet Ligji i ri për Shtetësinë, duke kundërshtuar një dispozitë që, sipas tyre, mundëson marrjen e shtetësisë së Kosovës nga persona me prejardhje serbe që kanë jetuar në Kosovë deri në vitin 1998 dhe pasardhësit e tyre.

Partitë opozitare e kanë ngritur këtë çështje si shqetësim lidhur me mënyrën e zbatimit të ligjit të ri. Ato kërkojnë që dispozita përkatëse të rishikohet dhe ligji të ndryshohet.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se shqetësimet e opozitës nuk qëndrojnë. Sipas LVV-së, dispozita për të cilën po bëhet fjalë ka qenë pjesë e ligjit të vjetër, të miratuar edhe nga këto parti.

LVV-ja ka argumentuar gjithashtu se këto dispozita tani janë shndërruar në normë kushtetuese, duke i cilësuar shqetësimet e PDK-së dhe Aleancës si “artificiale”.