Foto: PDK-ja dorëzon në Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara

PDK-ja dorëzon në Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Nisma synon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky veprim vjen pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

PDK-ja e ka kundërshtuar publikisht aktgjykimin, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të papranueshëm. Dorëzimi i projektligjit përbën hapin konkret institucional të kësaj partie pas vendimit.