PDK-ja kërkon rishqyrtimin e ligjit të Speciales, Musliu: Nuk është tërheqje
PDK-ja ka ndërmarrë zyrtarisht hapin për kthimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim, ndërsa deputetja Ganimete Musliu ka deklaruar se ky proces nuk përbën tërheqje.
Sipas Musliut, rishqyrtimi synon adresimin e vërejtjeve dhe forcimin e sigurisë juridike, si dhe të drejtave kushtetuese të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Musliu ka thënë gjithashtu se mbrojtja e UÇK-së është përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore. Ajo ka bërë të ditur se PDK-ja do të vazhdojë angazhimin për mbështetjen profesionale dhe financiare të mbrojtjes së ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.