“Unë do të votoj për”: PDK-ja reagon pas vendimit për Specialen
Pas vendimit të Qeverisë për të miratuar vlerësimin dhe për të proceduar në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, kanë ardhur reagimet e para nga Partia Demokratike e Kosovës.
Qëndrimi i shprehur nga PDK-ja është se ndryshimet do të votohet për, ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Arian Tahiri, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë.
Tahiri ka thënë se çështjet që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duhet të trajtohen me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi, pa interesa politike dhe pa kalkulime të ngushta.