Foto: PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

PDK nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme pas vendimit në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PDK-ja do të mbajë nesër paradite mbledhjen e përbashkët të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar. Vendimi për këtë takim është marrë pas një mbledhjeje të zhvilluar sot në parti.

Mbledhja ishte shtyrë për nesër, pasi disa deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PDK-së ndodhen në Hagë. Ndërkohë, partia po vazhdon përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme përmes mbledhjes së nënshkrimeve.