Foto: PDK dhe Rinia bllokojnë hyrjen e Qeverisë, paralajmërim për pasojat

PDK dhe Rinia bllokojnë hyrjen e Qeverisë, paralajmërim për pasojat

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin e saj para objektit të Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Në aksion është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës, e cila kërkon funksionalizimin e institucioneve dhe thotë se nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj bllokadës.

Përfaqësuesi i Rinisë Demokratike, Resul Suma, theksoi se “kjo bllokadë shtetërore ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen tonë”, duke vendosur theksin te ndikimi i situatës në të rinjtë.

Protesta fizike, përmes bllokimit të hyrjes së qeverisë, përfaqëson një formë presioni politik që, sipas pjesëmarrësve, synon të detyrojë funksionalizimin e institucioneve.