Foto: Përparim Rama rikonfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së

Përparim Rama rikonfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rikonfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e bërë të qartë synimin për të garuar për drejtimin e partisë.

“Po a e keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem”, tha Rama të enjten para gazetarëve, kur u pyet nëse do të kandidojë për kreun e LDK-së.

Duke folur për gjendjen në të cilën ndodhet partia pas humbjes në tri palë zgjedhje radhazi, Rama tha se kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të japë dorëheqje. “Po mendoj që do të kishte bërë mirë. Ashtu duhet të bëjë”, deklaroi ai.