Përparim Rama shpall synimin e radhës: të bëhet kryeministër
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se synimi i tij i radhës është të bëhet kryeministër i Kosovës. Deklarata u bë gjatë një interviste të shkurtër në SHBA.
Rama u ndal për intervistë nga krijuesi i përmbajtjes Khan, i cili e pyeti për profesionin dhe pjesën e tij të preferuar të punës.
Duke u prezantuar si kryetar i Prishtinës, Rama tha se misioni i tij i radhës është të marrë drejtimin e Qeverisë së Kosovës.