Përplasjet në Kuvend: policia përdor dhunë ndaj protestuesve
Situata në Kuvend është përshkallëzuar pasi protestuesit kundërshtuan vendimin që Ligji për Specialen të mos shkonte në shqyrtim të dytë. Policia përdori dhunë ndaj protestuesve, ndërsa deputetët u larguan nga objekti pas përfundimit të seancës plenare.
Gjatë gjithë ditës ishte bërë thirrje se deputetët nuk do të lejoheshin të dilnin nga Kuvendi pa e votuar ligjin. Megjithatë, pas përfundimit të seancës, ata u larguan me ndihmën e policisë.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihet policia duke përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar protestuesit dhe për t’ua hapur rrugën deputetëve.