Pesë të akuzuar para gjykatës pas operacionit “Bregdeti”
Në Gjykatën Themelore, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj pesë personave të akuzuar për vepra penale që lidhen me trafikimin e substancave narkotike dhe armëmbajtjen pa leje.
Para gjykatës janë paraqitur Halil Stublla, Albion Xhema, Rafet Xhema, Feim Gashi dhe Bakir Matoviqi. Ata akuzohen në kuadër të rastit që lidhet me operacionin policor të koduar “Bregdeti”.
Rasti përfshin dyshimin se droga është bartur mes veturave në një parking. Operacioni “Bregdeti” ishte zhvilluar më herët dhe çështja tani ka kaluar në fazën e shqyrtimit fillestar në gjykatë.