Pesë thika dhe materiale nacionaliste gjenden në një automjet në Jarinje
Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një automjet me targa të Serbisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë thika dhe pajisje të tjera.
Sipas Policisë, në automjetin me targa SRB (VA) ndodheshin dy persona. Kontrolli është kryer në vijën e dytë, pas dyshimit të bazuar për aktivitete të kundërligjshme ndërkufitare.
Gjatë kontrollit janë gjetur edhe materiale me përmbajtje nacionaliste. Policia ka bërë të ditur se sendet e gjetura janë sekuestruar në kuadër të veprimeve të ndërmarra në pikën kufitare.