Pezullohet ndërprerja e grumbullimit të qumështit
Vendimi për ndërprerjen e grumbullimit të qumështit është pezulluar, ndërsa grumbullimi do të vazhdojë përkohësisht. Njoftimi u është bërë fermerëve nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës.
Sipas shoqatës, pezullimi erdhi pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve përkatëse dhe përpunuesve të qumështit. Vendimi për ndërprerjen e grumbullimit ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 shtator 2026.
Grumbullimi i qumështit do të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi ose njoftimi tjetër. Shoqata ka bërë të ditur se fermerët do të informohen me kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm.