Foto: Plenkoviqi në OKB: Nderimet për Mlladiqin ishin fyerje për viktimat

Plenkoviqi në OKB: Nderimet për Mlladiqin ishin fyerje për viktimat

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviqi kritikoi Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për nderimet zyrtare dhe ushtarake që iu bënë ish-kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq. Ai e cilësoi këtë veprim si fyerje ndaj drejtësisë.

“Nderimet ushtarake dhe zyrtare që iu bënë Mlladiqit në Serbi ishin një fyerje për viktimat e tij dhe për aktgjykimet e gjykatave ndërkombëtare”, u tha Plenkoviqi liderëve botërorë gjatë debatit të përgjithshëm të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Fjalimi u mbajt në Nju Jork, ku kryeministri kroat e ngriti çështjen e nderimeve ndaj Mlladiqit në kuadër të kritikës së tij ndaj Serbisë.