Polici i plagosur në Malishevë në gjendje kritike, po merr trajtim intensiv
Një zyrtar policor i plagosur rëndë në një aksident në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë është në gjendje kritike dhe po merr trajtim intensiv. Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, tha për klankosova.tv se pacienti po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Uka theksoi se për momentin gjendja e pacientit është shumë e rëndë dhe kritike, ndërsa ekipi mjekësor po vazhdon trajtimin dhe monitorimin në njësinë e reanimacionit.
Për detaje të mëtejshme rreth shkaqeve të aksidentit apo gjendjes së personave të tjerë të përfshirë pritet që të jepen njoftime të mëtejshme nga autoritetet dhe institucionet shëndetësore.