Foto: Polici sulmohet e kërcënohet në Skenderaj, 34-vjeçari përfundon në polici

Polici sulmohet e kërcënohet në Skenderaj, 34-vjeçari përfundon në polici

Një zyrtar policor u sulmua dhe u kërcënuar mbrëmjen e së martës në Skenderaj; pas incidentit një 34-vjeçar përfundoi në polici.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 21:45, në rrugën “28 Nëntori”. Polici po priste një koleg për t’u nisur drejt Prishtinës kur dëgjoi dy persona të përfshirë në një mosmarrëveshje dhe iu afrua për t’i qetësuar.

Gjatë ndërhyrjes, një prej personave dyshohet se ka reaguar ndaj zyrtarit, duke e kapur për dore dhe tërhequr atë, ndërsa njëkohësisht i drejtoi fjalë kërcënuese dhe banale. Pas incidentit, polici kërkoi asistencë dhe në vendngjarje mbërriti një njësi policore.

Si pasojë e ngjarjes, një 34-vjeçar u shoqërua në stacionin e policisë. Autoritetet lokale kanë marrë menjëherë masat operative në vendin e ngjarjes.