Foto: Policia kërkon largimin e protestuesve para gjykatës në Hagë

Policia kërkon largimin e protestuesve para gjykatës në Hagë

Policia në Hagë u ka kërkuar protestuesve të largohen nga objekti i gjykatës, ku pas një ore pritet të nisë seanca për krerët e UÇK-së. Kërkesa vjen në një kohë kur prania policore është shtuar në zonën përreth gjykatës.

Forca të shtuara policore janë parë në pjesë të ndryshme të Hagës, ndërsa perimetri i objektit të gjykatës është siguruar që nga orët e hershme të mëngjesit.

Seanca për krerët e UÇK-së pritet të fillojë pas një ore në objektin e gjykatës. Deri atëherë, policia po kërkon që protestuesit të largohen nga hapësira pranë objektit.