Ardit Kutleshi pranon fajësinë në SHBA për shitjen e të dhënave të vjedhura
Ardit Kutleshi, 28-vjeçar nga Kosova, ka pranuar fajësinë para drejtësisë amerikane për vjedhje të rënduar të identitetit dhe komplot për pastrim parash, në një rast që lidhet me shitjen e të dhënave personale të vjedhura.
Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Drejtësisë, të publikuar më 24 shtator, Kutleshi e ka pranuar fajësinë në Gjykatën Federale për Distriktin Perëndimor të Pensilvanisë.
Rasti lidhet me krijimin dhe drejtimin e platformës së paligjshme “Rydox”. Në të shiteshin të dhëna personale të vjedhura, si dhe mjete që mund të përdoreshin për kryerjen e krimeve kibernetike.