Policia kërkon ndihmë në Gjakovë, publikon emrin e 45-vjeçares
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë. Bëhet fjalë për Makfirete Kamer Avdylaj, e lindur më 18 shtator 1980 dhe banore e lagjes “Brekoc”.
Autoritetet bëjnë të ditur se 45-vjeçarja është raportuar e zhdukur dhe kanë publikuar emrin e saj në përpjekje për ta lokalizuar.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e saj ose të dhëna që mund të ndihmojnë, ta njoftojnë menjëherë autoritetet.
Çdo informacion mund të raportohet në numrat pa pagesë 192 dhe 0800 19999, përmes adresës elektronike të Policisë dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Me autorizim të prokurorit të shtetit, Policia ka kërkuar bashkëpunim edhe nga mediat në përpjekjet për gjetjen e saj.