Policia konfirmon arrestimin e Jozit, publikohen pamjet nga komisariati
Policia e Shtetit ka konfirmuar arrestimin e Jozit dhe ka publikuar pamjet kur ai dhe disa persona të tjerë mbërrijnë të arrestuar në komisariat.
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht për rastin që lidhet me dhunimin e Eduard Kuçit nga Jozefin Marku dhe disa persona të tjerë. Pamjet e publikuara tregojnë momentet e mbërritjes së tyre në komisariat.
Sipas njoftimit, ndaj këngëtarit rëndojnë pesë vepra penale. Ai është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vijojnë për rrethanat e ngjarjes.