Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon, marshi drejtohet drejt Ministrisë së Drejtësisë
Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt po vazhdon në Prishtinë. Protestuesit kanë vijuar marshimin në qytet, duke kërkuar drejtësi për Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara.
Pas tubimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit janë nisur në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë. Marshi po zhvillohet si vazhdim i protestës së organizuar për rastin e Arlinda Zekajt.
Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.