Foto: Gazmend Hoxha: Sistemi kundër dhunës në familje nuk po funksionon

Gazmend Hoxha: Sistemi kundër dhunës në familje nuk po funksionon

Gazmend Hoxha, drejtori i dorëhequr i Policisë së Kosovës, ka kritikuar në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Albin Kurti mënyrën se si po funksionon sistemi për trajtimin dhe parandalimin e dhunës në familje.

Hoxha ka vlerësuar se institucionet përgjegjëse nuk po bashkëpunojnë në nivelin e nevojshëm për parandalimin e rasteve të dhunës në familje. Sipas tij, qasja aktuale nuk po jep rezultatet e nevojshme në përballjen me këtë problem.

Në letër, ai ka theksuar se, pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, nevojitet një bashkëpunim shumë më i koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, Shërbimeve Sociale, Gjykatave dhe organizatave joqeveritare.