Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren
Punimet në një objekt ndërtimi në Prizren janë ndaluar përkohësisht, pasi Inspektorati Qendror i Punës ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, parregullsitë janë evidentuar gjatë një inspektimi në terren. Pas kontrollit, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve.
Vendimi do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.