Protesta në Tiranë, sekuestrohet karikator me fishekë luftarakë
Policia në Tiranë ka sekuestruar një karikator me fishekë luftarakë gjatë kontrollit të personave të maskuar pas protestës së dhunshme. Lajmi u bë i ditur nga Albert Nushi, shef i Sektorit të Menaxhimit në Departamentin e Sigurisë Publike.
Nushi njoftoi se 54 shtetas janë shoqëruar pas protestës. Sipas tij, 27 persona janë arrestuar, ndërsa 27 të tjerë janë proceduar penalisht për shkatërrim të pronës dhe dhunë ndaj policisë.
Sekuestrimi i karikatorit me fishekë luftarakë u krye gjatë kontrolleve ndaj personave të maskuar. Detajet u bënë publike gjatë një konference për media të zhvilluar të dielën.