Foto: Protesta studentore në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë

Protesta studentore në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë

Qindra studentë dhe qytetarë protestuan për rreth nëntë orë më 13 tetor në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e akuzojnë qeverinë për korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë perspektive për të rinjtë.

Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit me kërkesa për kushte më të mira studimi, tarifa më të përballueshme dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë.

Gjatë zhvillimit të saj, situata u përshkallëzua në përplasje me policinë, ndërsa u dëmtua prona publike dhe private. Protesta u shndërrua kështu nga një tubim me kërkesa studentore në një përballje të drejtpërdrejtë me institucionet dhe forcat e rendit.