Foto: Protesta tensionohet para Kuvendit, reagon Ambasada Gjermane

Protesta tensionohet para Kuvendit, reagon Ambasada Gjermane

Situata pranë institucioneve të vendit është tensionuar sot, ndërsa protestuesit janë mbledhur para Kuvendit duke kërkuar që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të miratohen edhe në lexim të dytë.

Gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të Kuvendit. Protestuesit kanë brohoritur edhe ndaj disa prej individëve që kanë dalë nga ndërtesa.

Për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet në ligjin për Specialen ka reaguar edhe Ambasada Gjermane, duke e bërë protestën dhe debatit rreth këtij ligji një zhvillim me dimension politik dhe diplomatik.