Protestë në Prizren pas aktgjykimit në Hagë, publikohet data
Pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, në Prizren është paralajmëruar një protestë paqësore nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Tubimi është planifikuar të mbahet të premten, më 25 shtator, në Sheshin “Shadërvan”, duke nisur nga ora 19:00. Protesta do të zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”.
Sipas njoftimit për protestën, organizatorët synojnë të shprehin kundërshtimin ndaj aktgjykimit dhe të mbrojnë dinjitetin e personave që, sipas tyre, kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës. Tubimi organizohet së bashku me shoqatat e dala nga lufta dhe është bërë thirrje që qëndrimi të shprehet me qetësi dhe në mënyrë demokratike.