Foto: Protestuesit para Ministrisë së Drejtësisë: “Koha e arsyetimeve ka mbaruar”

Protestuesit para Ministrisë së Drejtësisë: “Koha e arsyetimeve ka mbaruar”

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” zhvilluan një aksion para Ministrisë së Drejtësisë, duke i bërë thirrje ministres Donika Gërvalla që të votohet ligji për mbrojtjen e UÇK-së.

Gjatë aksionit, ata vendosën një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”. Kërkesa e tyre ishte që ligji të procedohet dhe të miratohet, ndërsa mesazhi drejtuar ministres ishte se “koha e arsyetimeve ka mbaruar”.

Pas aksionit, aktivisti dhe protestuesi Rron Kafegjolli tha se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji. Sipas tij, vonesat janë të papranueshme.