Protestuesit shpërndahen në Tiranë, flakë kazanëve të mbeturinave
Protestuesit janë shpërndarë në grupe të vogla në rrugët e Tiranës, pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës. Në disa zona të qytetit, disa të rinj u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në mes të rrugës.
Një pjesë e demonstruesve është shkëputur nga grumbullimi kryesor dhe ka vijuar lëvizjen në zona të ndryshme të kryeqytetit. Zjarret në rrugë kanë shtuar tensionin gjatë zhvillimit të protestës.
Protesta vijon e shpërndarë në disa grupe, ndërsa situata në rrugët e Tiranës mbetet e tensionuar.