Publikohen fotografitë e para të Papa Leos pas operacionit në mushkëri
Janë publikuar fotografitë e para të Papa Leos që nga operacioni për kancer në mushkëri. Në imazhe, Papa shihet në këmbë duke drejtuar meshën në një faltore të improvizuar brenda spitalit.
Leo drejtoi meshën në mesditën e së premtes, në prani të stafit mjekësor dhe infermieror të Spitalit Gemelli, të cilët ndodheshin jashtë orarit të punës. Mesha u mbajt pas ndërhyrjes gjatë së cilës atij iu hoq një pjesë e mushkërisë.
Vatikani tha se Papa Leo po shënonte “përmirësim të vazhdueshëm” pas operacionit, duke dhënë kështu përditësimin e fundit për gjendjen e tij shëndetësore.