Publikohet videoja e plotë: si e organizoi Jozefin Marku rrahjen e Edi Kuçit
Është publikuar videoja e plotë që paraqet mënyrën se si Jozefin Marku dhe grupi i tij organizuan rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri.
Sipas pamjeve të publikuara, Marku, së bashku me një grup të madh njerëzish, kishte organizuar një pritë për Kuçin, ish-banor i BB VIP Kosova, në një prej rrugëve të Shqipërisë.
Videoja sjell detaje të reja për përplasjen mes dy ish-banorëve të formateve Big Brother, ndërsa emri i Jozefin Markut rikthehet në vëmendje për një tjetër incident fizik.
Marku mbahet mend edhe për sulmin fizik ndaj këngëtarit kosovar Gjestit. Tash, pamjet e reja e vendosin sërish në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave të showbiz-it.